Nga spitali në të cilin është shtruar, gazetari i Rai Nando Nunziante, pozitiv me koronavirus, ka shkruar një letër që kemi dëshirë ta ndajmë me ju në mënyrë që të gjithë të reflektojnë në këto momente emergjence.
Dita e njëmbëdhjetë e shtrimit në spital me këtë virus të poshtër, por unë e dua jetën, ai jo, kjo është arsyeja pse unë do të fitoj. Kam përjetuar momente të tmerrshme, por kanë kaluar. Jam akoma i lidhur me oksigjenin, por më e keqja (shpresoj) duket se është pas meje dhe po bëj çmos që çfarë kalova të jetë thjesht një kujtim i keq.
Kurrë në jetën time nuk e kam marrë asgjë për të mirëqenë dhe kjo më ka ndihmuar të vlerësoja çdo dhuratë të vogël të çdo ditë, e lëre më tani. Kjo situatë surreale e cila për fat të keq nuk është surreale, duhet të na mësojë vetëm një gjë: që çdo rrahje e qerpikëve, të gjitha ngjyrat e botës dhe momentet që kalojmë së bashku me ata që i duam ose i njohim për herë të parë, takimet, ndihma ndaj njëri-tjetrit në kohë vështirësish, kënaqësia e papërshkrueshme e solidaritetit, veçanërisht zbulimi i mrekullueshëm i çdo momenti të jetës, janë gjithmonë një dhuratë, e padetyruar dhe që asnjë botë virtuale nuk do të jetë në gjendje të kompensojë kurrë një përqafim, një përkëdhelje, a buzëqeshje, mbase edhe në një përballje të hidhur por të bërë nga mish i gjallë.
Jemi në varësi të njëri-tjetri, tani është edhe më e qartë, kështu që tani duhet të qëndrojmë në shtëpi, nuk ka alternativë, por mund dhe duhet të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të fituar përfundimisht kohën tiranase, të bëjmë atë që nuk mund të bëjmë, ti kushtohemi pak vetes, të lexojmë, të fluturojmë me imagjinatën dhe të mësojmë shumë, të shohim një film, të dëgjojmë muzikë që na ushqen shpirtin.
Mos ta hedhim dëm këtë kohë, do t’ia jepnim këtij virusi të poshtër që nuk e do jetën. Ti ushqejmë edhe më shumë ëndrrat tona ose më saktë imagjinojmë të reja, sepse kur e gjithë kjo të përfundojë, ato do të qëndrojnë jashtë duke na pritur dhe duhet të jemi më të gatshëm se kurrë dhe kur të kthehemi të gjithë për të përqafuar njëri-tjetrin do të jetë më e bukur se kurrë.