Pak minuta më parë agjensia italiane ANSA publiko lajmin mbi se vaksina Anti Covid-19 është gati të testohet tek njeriu.
Janë 550 vullnetarë të shëndetshëm ku do të injektohet vaksina e re e zhvilluar nga kompania italiane Advent-Irbm me qendër në Pomezia së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit.
Testimet do të fillojnë në fund të këtij muaji në Angli. Kjo u njoftua nga CEO Piero Di Lorenzo. Pritet, thotë ai, “për ta bërë vaksinën të përdorshme që në shtator për të vaksinuar profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe forcat e rendit”.