CNN, autoritetet shëndetësore po përpiqen të zgjidhin misterin
Agjensia italiane e lajmeve ANSA ka raportuar se në Korenë e Jugut 163 persona që kishin arritur të mundnin koronavirusin duke u shëruar plotësisht janë sëmurur sërisht.
Zyrtarët e shëndetësisë në vend janë duke u përpjekur për të zgjidhur këtë mister dhe e njëjta gjë po ndodh në Kinë, raporton CNN.
Sipas Qendrës së Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), e cila komunikoi këto të dhëna, përqindja e njerëzve që kanë dalë përsëri pozitiv nga testi pasi u shëruan është e ulët, rreth 2.1%, por nuk dihet se sa prej 7,829 personave të shëruar janë testuar përsësri.
Ky fenomen, komenton CNN, është një shqetësim global, përfshirë vetë Korenë e Jugut, ku virusi tani duket se është nën kontroll. Zëvendësdrejtori i KCDC, Kwon Joon-wook, shpjegoi se deri më tani, pacientët që janë sëmurur përsëri nuk duket se shfaqin aftësi ngjitëse të virusit, edhe pse rreth 44% e tyre tregojnë simptoma të buta të sëmundjes./IMAlbania.com