Po flasim sërish në rubrikën Copy | Paste dhe kësaj radhe rikthehet në objekt referimi i famshmi i kësaj rubrike, Agon Channel. Një nga programet më të suksesshëm të këtij kanali është “Kontrata”, një program nën drejtimin e Sonila Meços, i cili për muaj me radhë ka firmosur kontratat e njerëzve të famshëm, LIVE në ekran.
Por, kjo ide e mrekullueshme, e cila e bëri “Kontratën” një ndër programet më të realizueshme në ekranet shqiptare, siç duket është e kopjuar. Përpara se të sjellim pak fakte për këtë tezë, kujtojmë se “Kontrata” do të ketë edhe versionin e saj italian në kanalin simotër Agon Channel Italia, i cili pritet të startoj transmetimet nga 1 nëntori 2014. Programi do të transmetohet të shtunave në prime time dhe do të prezantohet nga një emër i njohur i televizionit italian, Sabrina Ferilli, dhe do të titullohet “Contratto”.
Për realizimin e këtij programi, Francesco Becchetti dhe stafi i departamentit të informacionit është inspiruar direkt ose indirekt nga programi “Il Contratto” në kanalin “La 7” në Itali. “Il Contratto” është transmetuar gjatë vitit 2011 në “La 7” dhe përmes 12 puntatave janë firmosur kontrata. Megjithatë me një ndryshim të vogël, në emisionin italian nuk kanë qenë pjesëmarrës njerëz të njohur të politikës, medias apo show biz-it, por njerëz të thjeshtë dhe të aftë për të fituar një vend pune. Programi është prezantuar nga Sabrina Nobile dhe konsiston në një lloj konkursi ku shikuesit kanë mndësinë të dëgjojnë historitë e broblematikës dhe nevojës së madhe të atij vendi pune nga konkurentët.
Edhe në versionin e “Agon Channel” shikuesit kanë mundësinë të dëgjojnë hiostori prekëse përpara se të firmosin kontratën.