Sot ishte takimi i Alesjas me Albin, të cilët kanë pasur disa ulje-ngritje dhe ka pasur shumë reagim në publik.
Përveç publikut dhe në studio disa konkurrentë janë shumë skeptik për Alesjan.
Mikela i tha Alesjas se ajo duket sikur çdo gjë e Albit e bezdis dhe e shqetëson, pra sikur Albi i duket një ‘barrë’. Erioni gjithashtu ka dyshime për pëlqimin e saj ndaj Albit.
Bruno nga ana tjetër pyet Albin nëse ai ndjen pëlqim nga Alesja dhe Albi e pohoi, por shprehet dyshues dhe beson 30% deklaratën e Samiut se Alesja i kërkoi Albit të qëndronte vetëm për të dalë mirë në publik.
Albi: Dua të di kjo dëshira e Alesjas për të më mbajtur mua në studio është vërtet kaq reale, apo janë dhe ato dyshimet këtu në studio
Alesja: Është absurde të më besosh 100% por për këtë është koha
Alesja: Nga ajo që tha Samiu, dua të di sa përqind e beson?
Albi: 30% besoj se është e vërtetë.
Mevlani nga ana tjetër, si konkurrentët e tjerë u shpreh mosbesues ndaj Alesjas madje e akuzoi për lojë të pisët.
“Unë flas si publik, përveç backstage, e gjëra jashtë kam parë edhe takimet. Ky nuk ta thotë dot se është i përfshirë me ty, thuaja ti troç që nuk e do dhe të largohet. E mqs thua kjo më bezdis, ajo më bezdis, por më pëlqen, na trego pra çfarë të pëlqen që ta dimë?”,– e pyeti Mevlani.
Alesja nga ana tjetër i tha se Albi duhet të tregojë se çfarë pëlqen te ajo dhe se nuk donte të fliste.
Pasi u dha pjesa e tretë, e cila ishte e bukur dhe pati afrimitet mes tyre, Albi e pyeti Alesjan se pse nuk iu përgjigj Mevlanit.
Alesja tha se pëlqen gjithçka përveç zemërimit. Ndërsa Albi i tha se pëlqen që është një vajzë e çiltër dhe zemrën e pastër.