Prej kohësh mediat rozë kanë shkruar për Big Mamën dhe të dashurin e saj misterioz. Thuhej se këngëtarja do të martohej këtë verë por dasma sipas portaleve u shty për arsye të paditura. Si qëndron e vërteta e gjithë kësaj çështjeje? Përsa Big Mama e anuloi dasmën e saj? Këtë të shtunë këngëtarja ka qenë e ftuara e aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj personale dhe statusin aktual. Ka një arsye përse dasma nuk do të bëhet, sepse në fakt nuk qenka planifikuar asnjëherë, madje ekskluzivisht për “Thumb” Bigu ka pranuar se është ndarë nga i dashuri.
“Asnjëherë me gojën time nuk kam thënë se do të bëj dasmë. Vetëm kaq kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova por nuk shkoi edhe kaq. “,- është shprehur këngëtarja./Blitz.al/