Ai është një nga ish-banorët më të përfolur të shtëpisë së “Big Brother”. Edhe pse rrugëtimi i tij në atë format zgjati pak, Ervin Zyfi ka qënë pjesë e disa klipeve të këngëtarëve të njohur shqiptar, madje është angazhuar edhe në reklama.
Para disa kohësh, u përfol se modeli i njohur do të ishtë pjesë e një projekti jashtë Shqipërisë, pikërisht në Turqi. Në një intervistë për revistën “Story”, Ervini ka pohuar lajmin madje ka dhënë dhe disa detaje të reja.
“Jam kontaktuar nga një kompani prestigjoze filmi në Turqi për të qenë pjesë e një seriali televiziv që do të xhirohet shumë shpejt. Ky është një lajm i mirë për të bërë që karriera ime të këtë suksesin që i duhet. Sigurisht që gjithçka ia ka vlejtur me të gjitha projektet të vogla apo të mëdha qofshin ato. Jemi në kushtet që duhet të firmosim kontratën.”
Ervini ka treguar edhe për lidhjen me ish-banoren e Big Brother Sidrita, që tashmë ka përfunduar, megjithatë modeli pranon se ka qënë një ndarje miqësore dhe me mirëkuptim.