“Rusia nuk do të lejojë asnjë media britanike të veprojë në territorin e saj nëse RT transmetuesi publik rus humb licencën e tij në Britani”, tha të martën një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse teksa fliste rreth dëbimit të përfaqësuesëve të shtetit me urdhër të qeverisë Britanike nga territori i këtij shteti.
“Asnjë nga mediat britanike nuk do të punojë në vendin tonë nëse ata mbyllin transmetimet Russia Today (RT),”- shprehet ajo.
Theresa May, Kryeministre e Britanisë së Madhe ka thënë se Moska mund të fshihet pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në qytetin anglez Salisbury dhe ka thënë se është gati të ndërmarrë veprime të ashpra kundër Moskës./IMA/