Xhiroja e parë e sezonit të ri të La Liga-s spanjolle është parashikuar të zhvillohet me 18 gusht. Megjithatë kjo xhiro mund të shtyhet, shkaku i mosmarrëveshjeve ndërmjet Mediapro dhe Canal+.
Mediapro është pronare e mazhorancës të kanalit La Sexta që transmeton ndeshjet e ligës spanjolle.
Nga Canal+ konsistojnë që vendimi i Mediapro për të hapur tenderin për të drejtat televizive është e jashtëligjshme pasi Canal+ ka kontrata edhe për tri vite me disa klube të dy divizioneve të para të futbollit spanjoll.
Në anën tjetër Mediapro deklaron që është pronare e të drejtave audiovizuale për të gjitha skuadrat e La Liga dhe Segunda Division.
Këtë më së miri do ta vërtetojë gjykata, me shpresë para 18 gushtit që fansat e kësaj lige të mos mbeten pa futboll cilësor.