Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli.
Lajmin e konfirmoi vetë Veseli përmes një deklarate për opinion ku po ashtu njoftoi se se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Ai tha se do të udhëtojë këtë mëngjes drejt Hagës.
” Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të Tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes“, ka thënë Veseli.
Ai ka shprehur besim në objekitivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë ky proces.
Më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.