Personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar do ta kenë të ndaluar të hyjnë në Turqi. Kjo pasi në vend janë konfirmuar 15 raste me versionin e ri të koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë së vendit. Dr. Fahrettin Koca shkroi në Twitter:
‘Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, virusi që ka pësuar mutacion u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga ky vend dhe u morën nën kontroll. Hyrjet nga Britania në Turqi janë pezulluar përkohësisht.