Edhe Tirana është gati për ndërrimin e viteve.
Bashkia e kryeqytetit ka përgatitur një program festiv në të cilin është parashikuar koncerti me këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare dhe spektaklin e fishekzjarreve në mesnatë.
Festa do të nisë në orën 22.30 të mbrëmjes me muzikë dhe do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit.
Bashkia e Tiranës i fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e programit dhe të numërimit mbrapsht me kreun e bashkisë në sheshin “Skënderbej”.