Në natën e dueteve në Festivalin e Këngës, Elsa Lila dhe Capital T risollën një version të ri të këngës hit “Pyes lotin”.
Por, ky ripërpunim duket të mos i ketë pëlqyer aspak kompozitorit të këngës, Valentin Veizi. Youtube i ka dhënë të drejtë muzikantit, pasi tashmë versioni i ri i këngës bashkë me performancën zyrtare të artistëve në natën e tretë të Festivalit, është fshirë.
Ai kishte reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, i indinjuar.
Valentin Veizi i ka bërë thirrje këngëtarëve që mos t’ia bëjnë pis këngën, duke kërkuar mes tjerash edhe që RTSH ta heqë nga transmetimi këtë variant, të cilin e ka konsideruar të “shëmtuar”.
Reagimin e tij të plotë e gjeni në vijim.