Në edicionin e parë të “Top Music Awards” ishin të shumtë ata që e kritikuan e po ashtu të shumtë ishin edhe ata që e vlerësuan këtë event risi në Shqipëri, por përsa i përket vlerësimeve për “Top Music Awards” këtë herë vijnë nga një kompani prestigjoze muzikore.
“Ultra Music” pjesë e “Sony Music” i ka dedikuar një postim “Top Music Awards” duke shkruar në Instagram:“Urime Shqipëri për një Top Awards të bukur, punë e mrekullueshme Ledion Liço, Top Channel Albania”- postim të cilin Ledion Liço e ka ripostuar në llogaritë e tij sociale.
“Ultra Music” është një kompani prestigjoze muzikore ndërkombëtare e cila menaxhon shumë emra të njohur të muzikës botërore, e po ashtu rreth disa muaj më parë kjo kompani nënshtroi një kontratë me këngëtaren shqiptare Era Istrefi.