Franca ka gjetur zgjidhjen për të shmagur përhapjen e COVID 19 nëpërmjet transportit publik. Një kompani franceze ka prodhuar një pëlhurë që ka aftësinë të shkatërrojë viruset në kontakt me rrezet ultravjollcë.
Transporti publik mbetet një nga shqetësimet kryesore në shumë vende të botës në këtë periudhë pandemie.
Kështu për ta bërë më të sigurt udhëtimin, një kompani franceze ka prodhuar një pëlhurë që ka aftësinë të shkatërrojë viruset në më pak se një minutë. Behët fjalë për një copë kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese, e aftë të eliminojë pothuajse 100% ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.
Pëlhura është prodhuar nga kompania “Trajet”, dhe falë dritës natyrale ose artificiale, ajo është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse.
Sipas presidentit të kompanisë, Jérome Blanc, katalizatori në indet e kadifes aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë.
Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen përbërësit virale dhe të shndërrohen në molekula, të padëmshme, si ujë ose kripë.
Ndërsa këto pëlhura dekontaminuese janë kryesisht të destinuara për transport, ato mund të përdoren edhe nëa mbiente të tjera.
“Kjo pëlhurë mund të përdoret në kinema dhe sallat e koncerteve dhe mes seancave të pushimit, mund të ketë një orë ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë për të dezinfektuar dhomën,” tha Blanc.
Rrjeti itransportit në Lyon tashmë ka pajisur disa prej trenave të tij të metrosë me këtë kadife. Qytetet e tjera në Francë dhe në botë mund të ndjekin së shpejti.