Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.
Duke marrë parasysh se kompania ka informacion se ku ndodhet me përafërsi secili telefon, Instituti i Shëndetit Publik po i përdor këto të dhëna për të marrë masa kundër përhapjes së COVID-19.
Kompania thotë se për të ruajtur privatësinë individuale, ata numërojnë vetëm grupe njerëzish me mbi 20 persona, pasi është shumë e vështirë të ri-identifikohen të gjithë individët në grupe më të mëdha se ky.
Koronavirus në Novegji shpërtheu në fund të muajit Shkurt, teksa në Mars qeveria mori menjëherë masa për parandalimin e epidemisë. Deri tani 83 persona kanë humbur jetën, numër relativisht i ulët krahasuar me vendet e tjera europiane si Itali apo Franca.
Sipas autoriteteve, ky sukses i atribuohet kryerjes masive të testeve në kohë. Gjithsej, Novegjia numëron 5863 të prekur me COVID-19.