Kompania “Novavaks” ka deklaruar se vaksina e saj eksperimentale kundër virusit Corona ka prodhuar antitrupa. Sipas të dhënave të hulumtimit të vogël klinik në fazën e hershme, rezulton se vaksina është e sigurt, ka njoftuar Rojters.
Kompania është e specializuar për bio-teknologji dhe ka selinë në Merilend, pas këtij hulumtimi ka kumtuar se kandidati i saj për vaksinë, “NVKS-KoV2373”, ka prodhuar shumë nivele te antitrupave, të cilët janë gjetur tek pacientët që e kanë tejkaluar covid-19,
LEXO EDHE:
Regjistrohet për 10 ditë/ A është Rusia kaq afër vaksinës?
Shtesa e substancës të krijuar për të rritur përgjigjen imunologjike të trupit, ka rritur efektin e vaksinës, ka njoftuar kompania.
Drejtori i kërkimit në këtë kompani Gregori Glen ka thënë për agjensinë britanike të lajmeve se kompania së shpejti do të filloj me hulumtimin klinik shumë më të gjerë në fazën e mëvonshme dhe potencialisht do të mund të grumbulloj të dhëna të mjaftueshme që të marr lejen për regjistrim qysh në dhjetor.
“Novavaks” nga qeveria amerikan ka marr rreth 1.6 miliardë dollarë për të krijuar vaksinën kundër Covid-19.