Kompania ajorore indoneziane “Lion Air”, pas disa javësh pushim, ka rinisur flumturimet. Por, udhëtimet janë anuluar prapë pasi pasagjerët nuk kanë respektuar rregullat e Covid-19.
Kompania Lion Air, e cili përfshin gjithashtu Batik Air dhe Wings Air, filloi fluturimet me distancë të shkurtër më 10 maj, por tashmë janë pezulluar, pasi pasagjerët nuk respektojnë distancimin social dhe kushtet e tjera të higjienës.
Akoma nuk dihet se kur kompania do të rinisë fluturimet. Air Lion po ofron rimbursime për pasagjerët që kishin prerë biletat./E.B