Komisioni i Medias ka vendosur me konsensus te thërrasë ne seance dëgjimore paraditen e se mërkurës kryetarin e Autoritetit te Mediave Audiovizive Gentian Sala. Opozita ka vene ne dukje se kreu i AMA-s duhet te përgjigjet jo vetëm per ankesat e shoqatës se televizioneve rajonale dhe lokale ne lidhje me procesin e dixhitalizimit, por veçanërisht per procesin e dhënies se licencave, duke theksuar se mbledhja e fundit e autoritetit te Mediave Audiovizve ka qene ne shkelje te ligjit, e duke akuzuar Gentian Salen se ka krijuar situate monopol ne tregun mediatik.
Luçiano Boçi: Ama është pikërisht ajo që ruan konkurrencën e ndershme, dhe sot është AMA ajo që ka tentuar dhe po krijon monopole në median shqiptare. Dhe pse është bërë kjo; nga mënyra se si ajo ka shpërndarë licencat dhe nga mënyra si ka penalizuar televizionet e tjera. Ne të thërrasim kryesisht për këtë çështje drejtuesin e AMA-s të japë sqarime për këtë çështje, për mënyrën se si është menaxhuar ky proces, me mbledhje ilegale, me konfliktualitet me mediat me qëllim që ai të japë sqarimet e tij.
Por maxhoranca ka mbajtur qëndrim asnjanës, duke pranuar seancën dëgjimore, pa u pozicionuar ne lidhje me akuzat e ngritura nga PD.
Musa Ulqini: Unë jam shumë i qartë në këto 21 vjet, sa herë që ka pasur shumë konflikte mes operatorëve të ndryshëm kur institucioni që është garant i zbatimit të ligjit ka ndërhyrë disa herë me të drejtë, disa herë pa të drejtë, ka gjithmonë tension. Ne jemi këtu një institucion që duhet të mbrojmë interesin e publikut dhe ligjit.
Dy forcat politike nuk ka gjetur dakortesi ne lidhje me kërkesën e opozitës per t’iu drejtuar ILDKP dhe Prokurorisë qe te vihen ne lëvizje per lajmet e dala ne media rreth pasurisë se kreut te AMA-s, Gentian Sala.
Genc Pollo: Për komisionin e Edukimit dhe Medias, deputetë të shumtë të majtë e të djathtë ngritën shqetësimin e skandalit të fundit, kryetarit të AMA-s, Gentian Sala, i cili në çift ka të ardhura 17 mijë euro dhe për një vit në detyrë ka bërë 170 mijë euro, pra fiks 10 herë më shumë. Kjo gjë ka nevojë të sqarohet dhe ne nuk duam të ngremë akuza, por ne duam që kjo gjë çështje të hetohet.
Komisioni i Medias do te zhvilloje te martën nje seance dëgjimore me shoqatën e televizioneve rajonale dhe lokale, e cila ka shprehur disa shqetësime lidhur me procesin e dixhitalizimit e nje dite me vone do te dëgjoje kryetarin e autoritetit te Mediave Audiovizive Gentian Sala.