E njejta situate ka vijuar edhe te henen, por ne mes te debateve, teksa ne komision nuk ishin prezente gjithe deputet e mazhorances, kryetari Genc Pollo ka hedhur ne vote formulen e opozites, duke e miratuar ate me votat e deputeteve te opozites.
“Eshtë hera e 9-të që ju vazhdoni të bëni këtë shfaqje, kaq të pistë, kaq të ndyrë, kaq jashtë rregullave dhe rregulloreve. Qëllimi juaj dihet se kush është. Merrni hidhni në votim propozimin konkret që është bërë këtu dhe pastaj diskutojmë për çfarë të doni ju”, tha nënkryetari Alfred Peza.
“Nuk është as kryetari, as opozita dhe ndonjëherë as maxhoranca ajo që shkakton vonesat në Komision.Eshtë paaftësia për të bërë kompromise, për të bërë koncesione nga ajo që ke dhe sidomos nga ajo që do të marrësh që ligji nuk ta jep që është pjesa e opozitës në rastin konkret. Ky është thelbi i diskutimit tonë dhe shkaku real i vonesave ju me të drejtë i përmendni, që janë 2-3 mujore”, tha kryetari i Komisionit, Genc Pollo.
Ky veprim ka sjelle nje reagim te forte nga mazhoranca, e cila u gjend perpara nje fakti te kryer me dredhi nga Pollo, nderkohe qe propozimet e shumices nuk hidhen prej javesh ne vote nga kryetari i ketij komisioni.
“Jemi ‘të dënuar’, pa dashjen tonë, por nga vota e qytetarëve dhe nga detyrimet që kemi si përfaqësues të maxhorancës në këtë Komision, të vijojmë t’i bëjmë reformat mbi bazën e rregullave, rregulloreve, ligjeve edhe kur ato nuk janë me konsensunsin e plotë të dy palëve në këtë rast, jo për fajin e maxhorancës, e cila ka 6 muaj që pret për ta parë dhe për t’iu pritur në këtë qasje pozitive për konsensus”, tha Peza.
Pas shume debatesh e diskutimesh zoti Pollo vendosi te hedhe ne vote propozimin e hershem te shumices qe perzgjedhja e kandidateve te RTSH-së te nise me formulen 20 propozime te opozites dhe 20 te mazhorances deri sa te arrihet tek numri final i Keshillit. Ky propozim u miratua, por e solli Komisionin e Medias ne te njejten pike, ne te cilin Komisioni ishte disa jave me pare.
Kryetari i ketij Komisioni, Genc Pollo ne menyre te perseritur eshte akuzuar nga deputetet e mazhorancws se permes artificave proceduriale po mban peng jo vetem reformen ne RTSH-së, por edhe te AMA-s.
Burimi | Top Channel