Javët kaluan pa kuptuar dhe sonte është fundi i sezonit të parë të “Aventurierëve”.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Kri Gorasi. Kri është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj tek “Aventurierët”.
Kush e ka ndjekur formatin, nuk ka si mos të njohë Kri Gorasin. Në studion e “Ftesë në 5” nga ku ishte dhe e ftuar, Kri zbuloi se ndaj saj kanë vërshuar qindra komente negative. “Je transvestit”, ishte një nga komentet që asaj i ka bërë më shumë përshtypje.
“Kemi komente pozitive dhe negative por është okay. Më përpara më interesonte ndërsa tani fare. (Bieta: Komenti më negativ që ke marrë?) Jam transvenstit. Ka shumë lloj lloj gjykimesh. (Si ndiheshit nga fakti se do të bëheshit të famshëm?) Në fillim e mendoja dhe kur u mësova me kamerat e harrova fare që do të bëhesha pak e famshme”, tha Kri.
Kush e ka ndjekur formatin, ka mësuar se Kri ka jetuar në një jetimore. Ky sekret për të u zbulua gjatë një debati që ajo pati me Valin (njëra nga katër vajzat pjesëmarrëse). Ndërkaq, Kri zbuloi se dëshira e saj më e madhe është të hapë një jetimore të madhe në Tiranë dhe të gjithë fëmijët që do të qëndrojnë aty të mos ndihen të paragjykuar.
“Unë kam dëshirë të hap një jetimore shumë të madhe në Tiranë dhe të marr të gjithë njerëzit që janë rrugëve. Unë mendoj se fëmijët kanë nevojë për t’u rritur mirë dhe të mos ndihen të diferencuar. Nuk duhet të thuash që ky është në jetimore, oh sa gjynah. Këto paragjykime mua më kanë ndjekur gjithmonë”, tregoi Kri.