Faza kualifikatore për kampionatin Europian France 2016, vjen sërisht sonte me takimin e kombëtares, Shqipëri – Portugali. Edhe këtë herë rrjeti i RTSH do të transmetojë falas ndeshjen në frekuenca analoge dhe dixhitale tokësor. Transmetimi do të nis në orën 19.30 me lidhjen direkte nga studio e RTSH në stadiumin Elbasan Arena, për të marrë komentet e para nga specialistët e futbollit të ftuar të Hygerta Sakos. Ora 20.45 do të jetë fillimi i ndeshjes.
Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt realizimit të ëndrës së saj për të marrë pjesë në Euro 2016. Ajo ka arritur një barazim historik 0-0 me Danimarkën në Kopenhagen. Kuq e zinjtë kanë tani 11 pikë po aq sa Danimarka, por me një takim më pak. Në grupin që kryesohet nga Portugalia me 12 pikë, ekipi shqiptar është i vetmi që nuk ka pësuar asnjë humbje. Të hënë në “Elbasan Arena” Shqipëria pret Portugalinë, të cilën e ka mundur në fushën e saj 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=G1yb4v7aGhU
Përsa i përket transmetimit satelitor, ndeshja do të transmetohet nga Digitalb FALAS për të gjithë abonentët, të cilët kanë një abonim aktiv pavarësisht paketës në të cilën janë abonuar, në kanalin SS2 dhe SS2HD.
Stafi i IMA i uron suksese djemëve të kombëtares me shpresën e arritjes të një rezultat pozitiv!