Ndërsa Coronavirus ka bllokuar çdo aktivitet edhe në sektorin e modës, kompania e veshjeve Zara u ka kërkuar modeleve që të fotografojnë veten me veshjet e koleksionit të ri Pranverë/Verë 2020 nga shtëpitë e tyre. Një fushatë që pasqyron ndjenjën e përbashkët (dhe veshjen) në kushtet e izolimit social.
Nuk është një periudh e lehtë për fushatat promocionale. Jo vetëm sfilatat e modës dhe produksionet: Coronavirus ka bllokuar edhe xhirimet e produksioneve që realizojnë reklamat e modës. Dhe për të sfiduar kohën Zara i ka kërkuar modeleve të saj të realizojnë fushatën e re promocionale duek shkrepur ato vetë fotot brenda mureve të shtëpive.
Protagoniste të kësaj fushate janë modelet Malgosia Bela (42), Tasha Tilberg, Lexie Smith, Cara Taylor, Deirdre Firinne dhe Giedre Dukauskaite që kanë pranuar ftesën e Zara për të pozuar thjesht dhe pastër, pa truk në kushtet e shtëpisë gjatë karantinës.