Instituti Politik i Studimeve Humane ka kënaqësinë t’Ju ftojë në promovimin e kolanës së librave “Meduza” dedikuar shkencave sociale, posaçërisht shkencave të komunikimit dhe medias. Përkthimi dhe botimi i këtyre librave u realizua falë mbështetjes së Autoritetit të Mediave Audiovizive. Botuesi i librave është shtëpia botuese Zenit.
Librat e parë të kësaj kolane janë përkthimet e mëposhtme, që kanë në qendër televizonin dhe gazetarinë:
• “Sociologjia e televizionit”, nga Brigitte Le Grignou, shqipëruar nga Elvis Hoxha;
• “Shpërkthimi i gazetarisë”, nga Ignacio Ramonet, shqipëruar nga Elvis Hoxha;
• “Televizioni dhe kultura rinore”, nga Jan Jagodzinski, shqipëruar nga Genc Shehu;
• “Historia e Programeve televizive amerikane”, nga James Roman, shqipëruar nga Pavjo Gjini dhe Evi Veliu.
Promovimi do të mbahet më datë 3 dhjetor 2018, ora 18:00, pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.