Luizi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbajtur Kiarën brenda “Big Brother Vip”, madje edhe të heqë dorë vetë nga loja. Të paktën kështu ka lënë vetë ai të kuptohet, pasi prej ditësh, fjalia që Luizi përsërit çdo sekondë është, “Nëse ikën Kiara iki edhe unë.”
Megjithëse tha se “e kishte ëndërr” nominimin “kokë më kokë” të Oltës me Kiarën, pasi kjo gjë u realizua në spektaklin e mbrëmshëm, Luizi shprehu që në Prime, “kërcënimin” e tij se do të largohet në rast se eliminohet Kiara. Gjatë gjithë mbrëmjes ai ka diskutuar këtë gjë me banorët, madje ka shkuar aq larg sa është betuar për mbesat e tij që “të shtunën largohet.”
Nga ana tjetër, Kiara dhe banorët e tjerë janë munduar t’i ndryshojnë mendjen Luizit. Ky i fundit supozoi edhe një mundësi ku televotimi mund të anulohet. Megjithëse tha se nuk e do një gjë të tillë, ai gjithasesi tregoi se ekziston mundësia që Fotini të largohet me dëshirë nga loja (duke shpëtuar kështu Kiarën).
Vetë konkurrentja i tha mbrëmë Luizit se mendon të largohet ajo, madje në orët e vona (rreth orës 2:00 të mëngjesit), Fotinia ishte edhe në dhomën e rrëfimit. “Po ike ti nuk ka më, mbaron “Big Brother”, mos bëj më be për mbesën. Flasim nesër”– tha Fotinia.
Nuk dihet se çfarë është diskutar apo vendosur, megjithatë Fotinia nuk është larguar ende. Kiara dhe Luizi u shprehën kundër këtij vendimi, megjithëse Luizi e hodhi si opsion largimin e Fotinisë, në një diskutim me Visin.
Olta gjithashtu po “lufton” që Luizi të mos largohet, aq së fundmi u shpreh se do të largohet edhe ajo. Ditën e sotme, opinionisti Arbër Hajdari e quajti këtë fushatë të Luizit “imponim” ndaj mbështetësve të tij.
“Luizi i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh, mendoj që sërish do e ndërrojë. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme pasi mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e tij me Kiarën. Është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatë. Edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar”- tha Arbër Hajdari.
Ndërsa Olta dhe Kiara u shprehën:
Olta: Po doli Luizi, iki edhe unë! Jo në të njëjtën ditë, por për pak kohë, dal edhe unë. Çfarë do bëj unë këtu pa të? Ai ka lënë shpirtin këtu, të dalë ai para meje? Votoni që të dal unë. Nëse del ai, mua më vjen shumë keq. Për Zotin e Madh, ka mundësi që të iki edhe unë që nesër se më mërziti shuëmë. Luiz Ejlli është finalist i padiskutueshëm i këtij “Big Brother-i”, ai e meriton.
Kiara: Ne jemi të vetëdijshëm që mund të dal unë. Unë nuk luaj si ti, njerëzit kanë nevojë të të shohin ty, jo mua. Si të të shohin ty, duke ikur? A e di që më mërzit kështu? Nuk dua që ti të ikësh. Janë shumë gjëra që më bëjnë të mendoj se dal unë. Nëse unë dal, unë dua që ti të fitosh. A je koshient që unë do dal?