Bota është e rrumbullakët dhe gjërat ndryshojnë shumë shpejt.
Është ironike përshembull, që sot Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka ushtruar presion mbi Vizion Plus, për të censuruar një emision, kur vetë kjo parti ka ushtruar një presion të egër ndaj këtij televizioni, kur PD ishte në pushtet.
Berisha personalisht bëri çmos që Vizion Plus të mbyllte emisionin investigative “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze, dhe ndërhyri deri tek ortakët gjermanë të këtij televizioni.
Pas presioneve mafioze, ai arriti që ta mbyllte këtë emision.
Jo vetëm kaq, por ndërhyri edhe për të përzënë drejtorin e lajmeve të këtij televizioni.
Vizion Plus atëhere ishte në kulmin e shikueshmërisë, dhe që prej asaj goditje, e ka pasur të vështirë ta marrë veten.
Kjo është ironia e një vendi qesharak, ku të gjithë që dje heshtnin, sot bëjnë si të revoltuar për lirinë e gazetarëve!
Dhe nuk është vetëm fjala tek PD, por edhe tek ato media dhe gazetarë që sot paskan zbuluar gjendjen e medias në Shqipëri!