Klodiana Kapo, gazetarja e mirënjohur i është bashkuar skuadrës së World Vision, në pozicionin e Menaxheres së Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit.
Ajo vjen pas një karriere 16 vjeçare në mediat më të njohura në vend ku ka raportuar kryesisht çështjet sociale e më konkretisht edukimin dhe sistemin arsimor, shëndetësinë, zhvillimin e rinisë, etj. Në karrierën e saj, Zj. Kapo ka punuar si gazetare në Top Channel (ku numëron dhjetëra dokumentarë dhe histori personale), ka pasur rubrikën e saj të përjavshme në gazetën “Shqip”, e së fundmi ka qenë kryeredaktore në Televizionin Publik Shqiptar.
Klodiana numëron ndërkohë ka realizuar edhe një sërë fushatash të suksesshme ndërgjegjësimi për organizata joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare, sih dhe është bashkautore në dy libra.
Ka zgjatur vetem 6 muaj aventuara e re televizive e Klodiana Kapo nën pozicionin si kryeredaktore ne TVSH.