Pas rreth 15 vite punë në Top Channel, Klodiana Kapo, gazetarja e cila mbulonte çështjet me karakter social në gjigandin mediatik shqiptar, është larguar nga puna para disa ditësh.
Me një mori prej qindra dokumentarësh dhe materiale Klodiana Kapo, sipas burimeve të InfoMedia Albania pranë RTSH bëjnë me dije se ajo ka pranuar ofertën e televizionit publik për të marrë postin e kryeredaktores duke qënë kështu një nga rastet e rralla në TCH e cila lë pozicionin e saj nga Departamneti i Informacionit në këtë televizion.
Kapo tashmë është zëvëndësuësja e gazetarit Rezart Balla, që ashtu si ju informuam la postin e kryeredaktorit në këtë Televizionin Publik, duke u bërë largimi i parë pas ardhjes së Sokol Ballës në krye të departamentit të lajmeve në Top Channel.
Urojmë që Klodiana t’i japi një formë të re lajmeve në TVSH, dhe sigurisht suksese në punën e saj!
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i këtij materiali si dhe shtypja e tij në formate print pa MIRATIMIN e redaksisë!