Pa kaluar shumë kohë nga futja në tregun mediatik, me anë të blerjes së televizonit ABC News nga grupi Klan i Aleksandër Frangajt, Klodjan Allajbeu, pronar i rrjetit të Spitalit Amerikan, i ka shtuar grupit të tij edhe Televizionin T7 dhe gazetën Ekspres po të Kosovës, që drejtohet nga Berat Buzhala.
Burime të Politiko.al familjare me negociatat thanë se përveç shtrirjes në Kosovë pronari i Spitalit Amerikan ka synime edhe në Maqedoni sa i takon zgjerimit mediatik.
Allajbeu ka gjithashtu në pronësi edhe portalin albeu.com dhe, me blerjet e reja bëhet pronar i katër mediave elektronike. Ai i shtohet kështu një shqetësimi të vjetër në botën mediatike shqiptare përkatësisë familjare, duke e monopolizuar tregun mediatik dhe informacionin.
Allajbeu është pronari i Spitalit Amerikan 1 ,2 dhe 3 në kryeqytet, si dhe i disa filialeve të tij në rrethe. Filiale të Spitalit Amerikan në pronësinë e tij ndodhen edhe në Kosovë dhe së fundmi në Maqedoni. Para pak kohësh Spitali Amerikan ka blerë edhe spitalin ‘Hygeia’, një nga më të mëdhenjtë privatë në vend.