Pjesëmarrja nëpër festivale e artistëve shqiptarë që kanë konkuruar në spektaklet e talent show-ve tashmë është bërë një traditë.
Synimi për botën e muzikës dhe për të arritur një emër sa më të lartë në tregun muzikor, tashmë e ka shtyrë edhe fituesin e edicionit të gjashtë të The Voice of Albania, Klinti Çollakun.
Ai do të jetë pjesë e Kënga Magjike 2017 ku të dielën e datës 3 Dhjetor do të performojë në skenën e “E Diela Shqiptare”, këngën e tij./IMA/