Kleoniki Delijorgji ka publikuar së fundmi një video në Instagram, ku tregon se tashmë ka hequr dorë përfundimisht nga filtrat e këtij rrjeti social. Madje, në video, ajo ka publikuar disa foto pa dhe me filtër ku tregon edhe ndryshimet.
Jo vetëm kaq por Kleoniki ka dhënë edhe një mesazh motivues për të gjitha vajzat.
“Autenticiteti është një vlerë thelbësore e imja. Kam vendosur të jetoj sipas vlerave të mia. Bukuria është një tjetër vlerë e imja Unë e dua bukurinë. Por me çfarë kostoje? Çfarë kuptimi ka të dukeni “bukur” nëse nuk ndiheni bukur? Unë nuk jam e gatshme të marr bëhem pjesë e kësaj më. Unë gjithmonë do të lyhem dhe do të vishem sa herë që dua sepse jam një shpirt krijues. Por unë gjithashtu mund të largohem nga shtëpia ime pa të gjitha këto dhe të ndihem ende bukur! Gjithashtu nuk ka asgjë të keqe me filtrat e Instagramit, ajo që është e dëmshme është të identifikohesh me ta dhe të mos mund të postosh pa to”, ishte mesazhi i Kleonikit.
https://www.instagram.com/reel/Cjf9sIHuds-/?utm_source=ig_web_copy_link
Por sa po ndikojnë filtrat e Instagram-it tek të rejat sot? Përse është kaq shumë problem publikimi i një fotoje të pa edituar? A po dëshirojnë që të gjithë të arrijnë perfeksionin?
Jo vetëm kaq por vajzat e reja po ndjekin modele të ndryshme në rrjete sociale si Kim Kardashian apo Kylie Jenner, të cilat herë pas here janë akuzuar për fotoshop në fotot e tyre.
Nga ana tjetër, mesazhi i Kleonikit ishte mjaft i qartë: Duajeni veten ashtu sikurse jeni!