Moderatori dhe Gazetari i Channel One, Klejvis Saliaj nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ka bërë te ditur se është larguar nga Channel One. Pas thashethemeve të disa portaleve te cilat ngrinin hipoteza se ai do të rikthehej në emisionin “Next” në Vizion Plus si prezantues dhe autor Klejvisi pasi ka hedhur poshtë këtë aludim, gjithashtu ai ka shtuar se nuk do të jetë më pjesë e televizonit për nje periudhë duke ia përkushtuar vetes. Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij në Facebook (i pa redaktuar) :
” Qarkullon sot neper media nje lajm ne lidhje me nje rikthim te mundshem timin ne “NEXT” si prezantues dhe autor. Ka nje te vertete tjeter dhe te vetme, e cila eshte JO nuk do te jem as prezantues dhe as autor i ketij produksioni duke ruajtur me shume dashuri kohen ne te cilen kam qene pjese. Me mbylljen e “Summer morning” ne Channel one une shkeputem nga impenjimi me grupin mediatik “Yldon media group” duke dashur te beje nje faze pushimi nga ekrani dhe inpenjimi ne televizion. Se cfare do te sjelle koha kur une te vendos te rikthehem, do te jete per tu mare vesh si nga ata, qe jane interesuar te dine per karieren time, por dhe une vete. Faleminderit “
I pyetur nga Info Media Albania se me çfarë do të angazhohet këte periudhe largimi ai është shprehur ( i pa redaktuar) :
“Kam per momentin pushim total dhe kjo ishte dhe arsyeja perse preferova te pushoj dhe profesionalisht. Pas 10 viteve cdo dite live ne next dhe one morning por dhe ne punen time ne klan mendoj se eshte koha te rri pak pauz. Nuk kam asnje gje ne dote per momentin por ne ekran do te jem pushim. Ndoshta do te angazhohem ne backstage, por do te vazhdoj studimet dhe do te jem pa ipenjim ne ekran. Cte sjelle koha mbetet per ta mesuar dhe une..”
Klejvis Saliaj ka prezantuar për disa vite emisionin “Next”, një emision rinor i cili tranmetohet në Vizion Plus. Ai eshte prezantues edhe gazetar ne Channel One një televizon pjese e “Yldon Media Group” një kompani e cila ka në pronësi edhe RTV Ora News, por këtë sezon do të na mungoj në ekran.
IMA/ J.Kasaj