Pas deklaratës se këtë sezon televiziv nuk do të ishte pjësë e televizonit, Klejvis Saliaj mesa duket, është bërë pishman. Saliaj ishte më parë moderator ne Channel One në emisionin e mëngjesit ndërkohë që para disa javësh deklaroi se ishte larguar nga ky televizon. Në po të njejtin qëndrim të tijin, ai ka hedhur poshtë edhe polemikat se do të rikthehej ne Vizion Plus, pasi u perfol se ai do të ishte përsëri drejtues i emisonit “Next”.
Një shprehje e popullit thotë “Ku ka zë s’është pa gjë”, dhe kjo shprehje ka vlerë edhe në këtë rast. Në profilin e tij në Facebook ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e VizionPlus si Kryeredaktor në formatin e pasdites i cili do të nis të Hënën, datë 14 Shtator ora 17:45.
lMA/ J.Kasaj