Dashur-padashur në shtëpinë e “Big Brother VIP” javët e fundit u formua një trekëndësh Arjola-Kledi-Beatrix. Është diskutuar shumë se Kledi pëlqen Beatrixin, megjithëse ka të dashur jashtë, me të cilën bashkëjeton prej vitesh. Mirëpo, nga ana tjetër, në rrjet, madje dhe dy ish-banorët, Paloma dhe Arditi, e kanë parë situatën nga një tjetër këndvështrim, dhe sipas tyre një tjetër banore e pëlqen Kledin: Arjola.
Vetë Kledi është shprehur shumë i paqartë dhe hera-herës kontradiktor. Madje, mendohet se kjo situatë është shkaku pse ai doli nga reality-show. Sot, modeli ishte i ftuar në “Fan Club” ku ka folur rreth “trekëndësishit” dhe të dashurës. Ai tha se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tha se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.
“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur.”