Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu dhe balerina Charlotte Lazzari, 24 vjec, do të festojnë në tetor dy vite dashuri. Në një intervistë për revistën Gente, ai ka ndarë momente nga pushimet e tij të para me partneren dhe vajzën e tyre Lea, e cila erdhi në jetë pesë muaj më parë.
Kledi është shprehur se lidhja midis tij dhe Charlotte është akoma dhe më e fortë tashmë që ata janë bërë prindër dhe se po përjetojnë momentet më të lumtur në cift edhe pse nuk janë të martuar. Një detaj që për ta nuk është shumë i rëndësishëm për momentin përvecse përkushtimit të plotë për vajzën e tyre Lea.