Në një intervistë të fundit për revistën italiane *Diva e Donna*, balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka ndarë detaje të rëndësishme nga jeta e tij profesionale dhe personale. Megjithëse tashmë 50 vjeç, Kledi nuk është larguar nga kërcimi dhe vazhdon të jetë aktiv në shkollat e tij të kërcimit “Kledi Dance”, ku çdo muaj udhëheq kurse dhe klasa master.
Në intervistën e tij, Kledi tregon se televizioni vazhdon ta tërheqë, dhe sipas revistës, ai mund të rikthehet së shpejti në ekran për të kërcyer me aktoren italiane Geppi Cucciari, të cilën ai e quan një perfeksioniste.
Kledi flet me shqetësim për brezin e ri të balerinëve, duke thënë se shpesh i sheh të paangazhuar dhe të papasionuar për artin e kërcimit, ndryshe nga koha kur ai filloi karrierën e tij. “Sot janë pak apatikë. Ata nuk janë ‘të uritur’ për të mësuar dhe për të ushtruar,” thekson ai.
Gjithashtu, Kledi zbulon se ëndrra e tij e madhe është të prezantojë programin “So You Think You Can Dance,” një format që ai e konsideron unik dhe ndryshe nga shfaqjet si “Amici” apo “Dancing with the Stars,” ku ai ka marrë pjesë më parë.
Në intervistë, ai flet edhe për marrëdhënien e tij me Stefano De Martino, një nga balerinët e njohur italianë, të cilin e ka njohur gjatë pjesëmarrjes në “Amici” në vitin 2009. Kledi përmend me dashuri se ndonëse ka kaluar kohë, De Martino ende e telefonon për këshilla dhe e trajton me respekt të madh.
Përsa i përket jetës personale, Kledi tregon për vajzën e tij Lea, 8 vjeç, e cila është asistente e tij e vogël në kërcim dhe ka interes për hip hopin. Ndërsa për djalin e tij Gabriel, Kledi flet me ndjenjë të thellë për sfidat që ai përballet pas një sulmi nga meningjiti vetëm 11 ditë pas lindjes. Gabrieli ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme, dhe Kledi përmend një metodë të veçantë terapie që ka ndihmuar djalin të bëjë përparime të vogla, por të rëndësishme.
Kledi përfundon intervistën duke ndarë një mesazh të fuqishëm për prindërit që përballen me sfida të ngjashme, duke i inkurajuar ata të mos fshehin fëmijët e tyre dhe të shpresojnë gjithmonë për përmirësim.
Tha se nuk e ka marrë çmimin e “Dancing with the Stars”. Dokumentat demostrojnë të kundërtën! Si qëndron e vërteta e apartamentit që sipas Tunës mund të jetë ende duke u ndërtuar
Tuna Sejdi vijon të kërkojë shpërblimin e fituar nga “Dancing With The Stars Albania” pas 7 vitesh Këngëtarja e njohur...