Disa javë pas sulmit brutal nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa pamje të reja, ku shfaq gjendjen e saj pas incidentit.
Në pamjet e publikuara, Prenga shfaqet me një shenjë të lehtë në fytyrë, e cila është pasojë e goditjes me gotë nga motrat Berisha, gjatë një darke në një restorant në Tiranë. Ajo konfirmon se është në fazë rikuperimi dhe po përmirësohet gradualisht.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi motrat Berisha e akuzuan Prengën për ndërhyrje në marrëdhënien martesore të Marielës, duke rezultuar në një përplasje fizike mes tyre. Pas incidentit, motrat u larguan nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Deri më tani, vendndodhja e tyre mbetet e panjohur, por sipas burimeve, ato nuk kanë lënë territorin e Shqipërisë.