Klea Prenga Reagon Pas Sulmit Brutal nga Motrat Berisha: “Nuk do të lejoj që Dhuna të më Mposhtë”
Pas publikimit të pamjeve të sulmit të dhunshëm ku dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, e sulmuan Klea Prengën në një lokal në Tiranë, blogerja ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, Prenga ka treguar detaje rreth ngjarjes dhe ka bërë thirrje për drejtësi.
Klea shprehet se ajo u sulmua në mënyrë të pabesë ndërsa ishte duke ngrënë dhe i etiketon motrat Berisha si “fundërrina” dhe “dhjakse”. Pavarësisht dhunës së përjetuar, ajo thekson se do të luftojë për drejtësinë dhe që sulmueset të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron,” shkruan Prenga në postimin e saj, duke falenderuar gjithashtu për mbështetjen e marrë nga ndjekësit e saj.
Reagimi i saj vjen në një moment kur ngjarja ka shkaktuar një reagim të gjerë në media dhe në publik, duke ngritur pyetje për sigurinë dhe drejtësinë në vend. Klea Prenga, e cila u përball me një sulm të pamëshirshëm, ka bërë të qartë se nuk do të ndalet deri sa drejtësia të triumfojë.