Elgiti nuk e di akoma, por Klea Huta po bëhet gati për dasmën e tyre!
Moderatorja Klea Huta ishte e ftuara e puntatës së sotme të emisionit të përjavshëm “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo në top Albania Radio.
Në këtë intervistë, Klea na i ka shuar të gjithëve kuriozitetin për mjaft çështje nga ana personale apo edhe për karrierën.
Ndër të tjera, Klea u pyet nga Jonida nëse çifti do të bejë një dasmë, përveç asaj ç’ka pamë në Marok, vitin që lamë pas.
“Dasëm do të ketë… le të shpërthejnë tani titujt!”, – u shpreh moderatorja e “Këngë Moj”. “Elgiti nuk e di akoma se nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tradicional. Unë jam ajo që e dua tradicionalen në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf, si fustanin e bardhë, edhe të tjerat me rradhë.”
Më pas Klea shtoi: “Kur mbeta shtatëzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë pse s’jam unë këtu?”.
“Edhe unë thashë, përsa kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmën”, – ka përfunduar Klea.
Kështu që, vitin tjetër duket se duhet të përgatitemi për një tjetër dasmë të madhe vip.