“Këngë moj” ishte spektakli që riktheu në ekran Klea Hutën, një nga moderatoret më të dashura, pas disa vitesh mungese në televizionet shqiptare.
Në qershor u përmbyll sezoni i dytë, shumë i suksesshëm I këtij formati, megjithatë gjatë verës, u transmetua Maratona e këngës popullore “Këngë Moj”, ndonëse jo në prezantimin e Kleas, por një tjetër moderatoreje shumë simpatike, si Nevina Shtylla. Emra të njohur të muzikës, udhëtuan qytet më qytet në Shqipëri, në një tur veror që mbushi sheshet plot.
Megjithatë, sipas burimeve për News31, në tetor rikthehet sërish në “Vizion Plus”, “Këngë Moj”, e bashkë me të edhe Klea, që sigurisht edhe pse pas pauzave të shkurtra, i mungon ekranit.
Edhe këtë sezon, do të vijnë në ekran artistët më të mirë shqiptarë, si dhe do të rikthehen perlat e muzikës tonë, në një format të mirëfilltë muzikor.
Gjatë verës moderatorja udhëtoi në disa vende nëpër Shqipëri, bashkë me partnerin, Elgit Dodën, dhe të birin Krid.
Përveç pushimeve, sigurisht ajo ka qenë e angazhuar me akademinë dhe kampin veror për fëmijë, për të cilat pavarësisht stafit të madh, tregon kujdes maksimal, duke qenë se siç vetë ka pohuar nuk është thjesht një sipërmarrje, por një ëndërr e saj.