Aktorja dhe prezantuesja Klea Huta ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Rudina’ ku krahas udhëtimit të saj në Kinë së fundmi, foli edhe për një postim që ajo ka bërë disa kohë më parë në rrjetet sociale që ngriti shumë dyshime asokohe.
Në foton në fjalë ajo shihet përkrah aktorit të serialit turk ‘Ertugrul’ , Engin Altan Düzyata. E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që mund ta çojë atë në Turqi, Klea Huta u shpreh duke buzëqeshur se kjo ishte diçka për të cilën ajo nuk donte të fliste tani.
‘Unë e kam ëndërr, por nuk dua të flas para kohe.’- tha Huta pasi u pyet nëse së shpejti do ta shohim në ndonjë serial turk. Mesa duket, për çështje besëtytnie Klea refuzoi të japë detaje të mëtejshme, por duket se diçka e madhe po ndodh në karrierën e aktores dhe bazuar në përgjigjet e saj, është më afër nga ç’mendohej.