Para disa ditësh ju bëmë me dije se shumë shpejt do të fillonin audicionet ë kërkim të talenteve të rinj të muzikës të “Gjeniut të Vogël” i cili këtë vit vjen sërish me edicionin e tij të shtatë.
Edhe pse nuk dihej ende, nëse moderatorja këngëtarja dhe aktorja Klea Huta, do të ishte përsëri drejtuese e këtij edicioni, i kontaktuar nga InfoMedia Albania produksioni i këtij spektakli ka konfirmuar se Klea do të sërish moderatore edhe për këtë vit.
“Gjeniu i Vogël” është një talent show për fëmijë në Televizionin Klan ku zbulohen talentet e vegjël, të cilët tashmë të rritur kanë pllakatën e tyre në botën e muzikës Shqiptare.
InfoMedia Albania // J.Kasaj | Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij materiali pa autorizim më parë nga redaksia.