Ditën e sotme në familjen e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ka festë pasi i vogli i tyre, Krid, feston ditëlindjen e parë. E sigurisht në këtë ditë kaq të veçantë, aktorja dhe moderatorja i ka bërë atij një super dedikim në rrjetet sociale. Klea ka ndarë disa foto në Instagram ku pozon me Kridin dhe Elgitin, duke na falur disa kartolina shumë të ngrohta familjare. Po ashtu, ajo ka zbuluar për herë të parë portretin e djalit të tyre, të cilin gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishin ekspozuar në rrjetet sociale dhe siç ka shkruar vetë Klea: Bëni Masha’ Allah.
Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.
Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.
Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.
Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.
Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.
Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.
Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.
Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.
Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.
Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.
Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!