U bë virale para një viti në rrjetet sociale teksa këndonte me gjyshen e saj 89 vjeçe këngën “Xhamadani kuq si gjaku”, Klea Chutra është rikthyer fuqishëm në muzikë me pjesëmarrjen në Kënga Magjike 2022.
https://www.tiktok.com/@kleachutra/video/6994517950573153541
Ndoshta është e re për skenën e festivalit por talenti i saj njihet prej vitesh dhe këtë edicion Këngës Magjike këngëtarja e re e ka zgjedhur për debutimin e saj në industrinë muzikore me këngën “Për fajin tënd”. Kjo është kënga e parë e Kleas e cila është punuar me shumë dashuri nga vetë ajo që ka shkruar tekstin së bashku me artistin Rilind Alimani, i cili ka thurur edhe muzikën e kësaj balade dashurie.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim sëbashku me ”mikeshën” e saj më të ngushtë kitaren në shumë prej coverat e sukseshme që ajo ka realizuar, këtë herë Klea ka vendosur të shfaqet pranë një violine që është pjesë e këngës së re. Kënga është publikuar dje nga GO Digital Music dhe deri tani duket se është pritur mirë nga publiku i cili e ka përqafuar daljen e saj të parë dhe komentuar pozitivisht.
Nisur nga dëshira që në fëmijëri, Klea ka krijuar një karrierë të gjatë muzikore duke marrë pjesë në shumë festivale dhe talent show në Shqipëri dhe në Evropë.
Vetëm 10 vjeçe, ajo ka marë pjesë në Gjeniu i Vogël, ndërkohë në vitin 2018 ajo ishte Finaliste në Top 6 e The Voice Kids Albania 2. Duke mos u ndalur në dëshirën e saj për të garuar në spektaklet e muzikës, merr pjesë në Swiss Voice Tour 2022.
Mund të mbështesni Klean duke e ndjekur atë në kanalin e saj në Youtube dhe dëgjoni këngën e saj kudo!