Balerina e njohur Klaudia Pepa do të jetë zyrtarisht pjesë e balerinëve profesionistë të spektaklit “Amici”. Mbrëmjen e fundit të këtij spektakli, ku Klaudia ishte konkurrente, edhe pse nuk arriti të fitojë ccmimin e parë, iu komunikua nga Maria di Filippi se ajo do të ishte pjesë e trupës së baletit në edicionin e ardhdhëm. Por përgjatë këtyre muajve, lajmi ende nuk ishte zyrtarizuar. Deri sot, kur vetë balerina ka njoftuar nëpërmjet profilit të saj, se tanimë është zyrtare që ajo do të jetë pjesë e trupës profesioniste: “Zyrtarisht balerinë profesioniste e “Amici di Maria De Filippi 15” – ka shkruar Klaudia, duke e ndarë gëzimin me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ndërkohë, faqja zyrtare e “Amici” në Instagram, duke i uruar mirëseardhjen Klaudias, shkruan: “Nga Amici 14 në Amici 15, nga nxënëse në profesioniste! Mirë se u ktheve!” Me dhjetëra urime nga fansat shqiptarë dhe italianë kanë shkuar në adresë të balerinës, e cila po përsërit suksesin e dy kolegëve të saj, disa vite më parë, Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani.
Marre nga Class