Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka ndarë me ndjekësit dhe fansat e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, arritjen e saj më të fundit në karrierë.
Ajo ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani për rolin e saj në “Lights Off”, i cili transmetohet në “Rai Cinema”. Balerina është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”.
“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Klaudia.
“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër. Më herët, Klaudia Pepa ka rrëfyer se roli i saj nis si një punonjëse lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por historia nuk ka një fund të lumtur.
Kjo arritje mund të jetë drita e gjelbër për balerinën, e cila ka shprehur dëshirën për të qenë protagoniste në një film italian baleti për të cilin po punohet aktualisht dhe ku ajo ka premisat për të qenë ylli i tij.
Klaudia Pepa ka publikuar një foto pak kohë më parë në “Instagram” ku shfaqet pa pikë grimi e pa filtër. Ajo ka treguar për ndjekësit se po përjeton një moment të vështirë teksa lëkura e fytyrës së saj është acaruar.
Balerina shkroi se është paksa e trishtuar dhe thekson se ndoshta shpërthimi i akneve vjen si pasojë e një periudhe shumë të vështirë dhe stresuese.
“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, – shkroi Klaudia Pepa.