Klaudia Pepa ka treguar në “Dance Albania” një moment nga performanca e Ricky Martin në ‘Amici’, ku balerina ka qenë konkurrente. Klaudia tha se nuk kishte fjetur dy netë kur mori vesh lajmin.
“Kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk ka fjetur dy net”, tha ajo ndër të tjera.
Madje, gjatë spektaklit u dha dhe një insert ku shfaqej Klaudia teksa kërcente pranë Ricky Martin. Epo sigurisht që Klaudia arriti t’i rrëmbente vëmendjen edhe Ricky Martin me performancën e saj.
Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.
Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë:
“Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.
Mirëpo, Klaudia sërish ka marrë vëmendje, ku tashmë dihet që është anëtare jurie në “Dance Albania”. Ajo gjithnjë pasqyron pozitivitet me komentet e saj drejtuar konkurrentëve por sigurisht që herë pas here ka edhe kritika.