RMbrëmjen e sotme, spektakli i humorit ‘Klanifornia’ ka zgjedhur të shfaqet në ekran pa prezencën e publikut, i cili i ka shoqëruar çdo puntatë.
Ky vendim ka ardhur pas gjithë masave të marra në vend për mbrojtjen e secilit person nga virusi ‘Covid 19’.
Aktorja e humorit, Delina Disha ka treguar me anë të një postimi se si ka qenë mbrëmja e sotme për të.
“Faleminderit për mesazhet tuaja. U ndjeva shumë bosh që e xhirova shfaqjen pa publik, por më besoni, më keni mbushur zemrën plot sonte dhe me moton #unëqëndrojnështëpi. Le ta përballojmë bashkë ‘Covid 19”, ka shkruar Disha krah postimt të fundit në ‘Instagram’.
Edhe ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh, duke i treguar mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe./revistawho.com