Ndarja nga jeta e artistit të madh, Koço Devole ka pikëlluar të gjithë publikun shqiptar që prej vitesh ka ndjekur rolet e tij e ka qeshur me humorin e batutat. Stafi i “Klanifornias” përmes një postimi në InstaStory kanë bërë të ditur se këtë të shtunë do të jetë një spektakël i veçantë, në nder të Koço Devoles. Disa nga perlat e tij do të vihen në skenë nga aktorët e “Klanifornias”, si mënyra më e mirë për të kujtuar Koçon.
“Të shtunën që vjen gjithë skeçet në terren në “Klanifornia” do jenë remake modest i perlave të Koço Devoles! Është detyra jonë që të mbajmë gjallë kujtimin e një komediani që zor se i vjen sërish Shqipërisë! Mënyra më e mirë për të kujtuar Koçon është duke qeshur! I përjetshëm”-shkruhet në postim
Devole u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare. Prej ditësh ai ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv, në gjendje të rënduar për shkak të Koronavirusit.