Edhe pse sezoni televiziv ka marrë rrugëtimin e vet dhe merkatoja është mbyllur me ikjen e shtatorit, në Top Channel ka gjithmonë surpriza. Së fundmi, Foli.al ka zbuluar se dy ndryshime të mëdha do të ndodhin shumë shpejt në ekranin kombëtar.
E para dhe më e rëndësishmja është ‘hakmarrja’ e Arbana Osmanit, e cila mesa duket po e shërben të ftohtë.
Pasi nuk iu besua këtë vit prezantimi i Big Brother VIP, Foli.al ka mësuar se prezantuesja historike e Top Channel, më shpejt nga sa e prisnim, do të shkojë tek kundërshtari i përbetuar i Top-it, Televizioni Klan.
Projekti që do të prezantojë “imazhi i përjetshëm i Big Brother” është një projekt i saji personal dhe ende nuk janë bërë të ditura detajet e mëtejshme.
Me siguri që pas saj, do të jetë edhe partneri Eduart Grishaj, i cili gjithashtu është larg Big Brother-it këtë sezon.
Largimi i dytë nga Top Channel, është ai i bukuroshes bjonde Fjoralba Ponarit, e cila prej disa vitesh është nën drejtimin e Portokallisë, krah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut.
Fjoralba ka zgjedhur gjithashtu një televizion konkurent, siç është ai i Vizion Plus. Ndryshe nga Arbana, formati që do të drejtojë bukuroshja është zbuluar.
Ajo do të jetë nën drejtimin e “Ferma Vip” ose “La Fattoria” sic ka qenë versioni italian i programit. Nëse nuk e dini, ky është një reality show që të sfidon psikologjikisht, por edhe fizikisht, i krijuar nga suedezët e Strix dhe që do të sjellin personazhet e njohur shqiptarë, siç nuk i keni parë ndonjëherë.
Spektakli nis rreth muajit mars dhe artistët shqiptarë e jo vetëm, do të sfidojnë veten në vështirësitë e jetesës në një fermë të vërtetë. VIP-at duhet të punojnë si fermerë, duke rritur kafshë dhe duke bërë punë në sektore të ndryshme të bujqësisë, në fermën e ndërtuar posaçërisht për këtë program e që tashmë është në fazat e punimeve.
Comments 5